Nuk prodhoi fitues sfida mes Anglisë dhe Sllovenisë, e vlefshme për Grupin D, e cila u mbyll në barazim pa gola.
Ishte një ndeshje me raste të pakta për shënim në të dyja portat, shumë larg pritshmërive.
Në pjesën e parë, sllovenët iu afruan disa herë golit, ndërsa fraksioni i dytë, foli për anglezët, që gjithsesi ishin të pasaktë para portës.
Me këtë barazim, Anglia kalon si e para e grupit me 5 pikë, ndërsa Sllovenia kualifikohet në fazën e 1/16-ve, për herë të parë në histori, si një vendet e treta më të mira.
Ndërkohë që 0-0 mbaroi edhe mes Danimarkës dhe Serbisë. Barazimi i mundësoi Danimarkës kualifikimin pasi mori vendin e dytë në grup dhe do të përballet me Gjermaninë më 29 qershor.
Pika nuk i ka vlejtur Serbisë që është eliminuar me turp nga Europiani, ndërsa sulmuesit e saj dështuan të gjithë, ndërsa tifozeria serbe dha shpeshherë shfaqje të shëmtuara.