Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme në Real Story se askush nuk mund të akuzohet vetëm në muhabete telefoni, duke shtuar se “përgjimet nuk mund të merren si bazë për të akuzuar një person”.
Rama tha se nëse bëhet fjalë për këto muhabete, Vangjush Dako mund të kandidojë sërish për bashkinë e Durësit.
“Nuk mund të akuzosh askënd mbi muhabetet e telefonit. Unë s’kam asnjë lloj tendence që të them diçka që nuk e mendoj se është njëri apo tjetri, përgjimet nuk janë provë në gjykatë dhe nuk mund të merren kurrë për bazë as nga gazetaria për të dënuar. Nëse bëhet fjalë për këto muhabete Vangjush Dako mund të kandidojë edhe 500 herë të tjera, por se do të kandidojë apo jo, kjo do të vendoset në vijim. Unë nuk bëj avokatin e Tahirit dhe as të Dakos, por flas në parim dhe për politikën që po i bën vendin, se si po kriminalizon vendin dhe pastaj kazani ku ziejnë të gjitha broçkullat”, deklaroi Kryeministri.