Pak orë para protestës kombëtare të opozitës, Presidenti Meta dënoi retorikën e konfrontimit. I pyetur nga A2 CNN në lidhje me deklaratat e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, njëherësh bashkëshorte e tij, që foli për snajpera mbi kutitë e votimit, kreu i Shtetit i quajti ato të papranueshme.
“Çdo retorikë konfrontuese është papranueshme dhe dënueshme, po rune besoj se të gjithë do ta kuptojnë se përmes përshkallëzimit të konfrontimit asnjeri do të arrijë të imponojë një agjendë imponuese”, deklaroi presidenti shqiptar.
A2 CNN pyeti Presidentin Meta nëse ka në plan të thërrasë një tryezë të partive politike, ku të jetë prezent edhe Kryeministri Rama.
“Unë i kam bërë hapat e mia publike edhe jo publike per të parandaluar një situatë të tillë. Aktorët e ndryshëm kanë bërë sjelljet e tyre. Unë do vazhdojë të kërkoj reflektimin e palëve”, tha Meta.
Por a ka komunikuar Meta me Ramën për realizimin e kësaj tryeze? Këtu Presidenti fut në lojë Ditmir Bushatin.
“Kam komunikuar me kryeministrin dhe me ish ministrin e jashtëm për rëndësinë e bashkëpunimit me opozitën, integrimi evropian është përgjegjësi e përbashkët”, nënvizoi ai.
Sipas Presidentit, është mungesa e dialogut të brendshëm politik që ka sjellë këtë situate që ai e quan jo-funksionale.