Politika Social-demokratët europianë urojnë Ramën: Bashkëpunim mes palëve për integrimin

Social-demokratët europianë urojnë Ramën: Bashkëpunim mes palëve për integrimin

Grupi i Social-Demokratëve në Parlamentin Europian uron kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, social-demokratët iu bëjnë thirrje palëve politike që të bashkëpunojnë në favor të integrimit në BE.

“Urime miqve tanë Edi Rama dhe Partisë Socialiste për fitoren e tyre të thellë në zgjedhje parlamentare në Shqipëri. Inkurajojmë të gjitha forcat politike të angazhohen rreth qëllimit të përbashkët në rrugën europiane. Qytetarët e Shqipërisë e meritojnë atë”, shkruhet në njoftim.