Politika Socialistët mbledhin të hënën Asamblenë, priten ndryshime në qeveri

Socialistët mbledhin të hënën Asamblenë, priten ndryshime në qeveri

Socialistët mbledhin Asamblenë pasditen e 4 shtatorit, të dytën brenda një harku kohor në më pak se 6 javë.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbajë një tjetër takim me anëtarët e Asamblesë Kombëtare të partisë që drejton, ku interesi mbetet në fokusin nëse do të riformatojë kabinetin qeveritar.

Burime nga selia rozë se nuk ka një rend me pika të paracaktuara, por deri tani është parashikuar fjala e kryetarit Rama dhe caktimi i një date të mundshme për mbajtjen e Kongresit.

Asambleja e 4 shtatorit, pritet me interes, për faktin se kryeministri Edi Rama, në komunikimet me median, ka lënë të hapur mundësinë e ndryshimeve në kabinetin qeveritar.

Në 2018-ën, Edi Rama ndryshoi pothuajse më shumë se 1/3 e kabinetit, me synimin e impulseve të reja në qeverisje. Socialistët, e kanë të mirë organizuar jetën brenda partisë. Kjo e fundit do të përfshihet së afërmi edhe në zgjedhjen e strukturave drejtuese.