Në Vacone, një qytezë e vogël në veri të Romës, ka “Solo per due”, një restorant shumë i veçantë që është kthyer në trend.
Restoranti pret vetëm dy klientë në një kohë për një eksperiencë shumë personale.
Struktura daton që në shekullin e kaluar dhe është ngjitur me mbetjet e një vile të lashtë romake, të cilën klientët mund ta admirojnë jashtë para darkës. Sipas personave që jetojnë aty, ajo mund të jetë shtëpia e poetit latin Horace. Për sa i përket çmimit, klientët shpenzojnë 500 euro, afërsisht e njëjta shumë e nevojshme për të shijuar një vakt në restorantin e njohur La Pergola në Romë, drejtuar nga shefi i Michelin me 3 yje, Heinz Beck. I vetmi ndryshim është se me 500 € në La Pergola mund të shijoni një menu me shtatë pjata.
“Tek ne nuk ka radhë dhe e gjithë vëmendja i kushtohet çiftit të klientëve që kanë bërë rezervimin. Kjo është ajo që e ka bërë Solo per due të famshëm në të gjithë botën dhe një destinacion të paharrueshëm për të dashuruarit”, thonë nga restoranti më i vogël në botë. Me kërkesë, është e mundur të organizoni shfaqje fishekzjarresh për të befasuar të dashurën.
Menuja përfshin kuzhinë italiane të bazuar në produkte të freskëta të zonës së Vacone.