Sport Sondazhi: Propozimi i veçantë, klubi i Tiranës duhet të ndryshojë emër

Sondazhi: Propozimi i veçantë, klubi i Tiranës duhet të ndryshojë emër

Nga Eduard Zaloshnja

Para ca ditësh, hodha në opinionin sportiv shqiptar idenë e rikthimit në identitet të emrit të klubit 100-vjeçar të kryeqytetit. Me pak fjalë, hodha idenë që ai të quhet zyrtarisht, ashtu siç kanë brohoritur për të në 100 vjet të gjithë tifozët e vet: Tirona. Por meqënëse kam disa dekada që kryej studime rigoroze shkencore, vendosa që të zhvilloj një sondazh rigoroz, vetëm me tifozë bardheblu, në lidhje me dëshirën e tyre për emrin zyrtar të klubit.

Sondazhi ishte elektronik, por dikush nuk mund ta plotësonte dy herë nga e njëjta adresë IP. Përzgjedhja e të anketuarve ishte krejtësisht rastësore (pa i ditur paraprakisht parapëlqimet e tyre). I vetmi kusht në përzgjedhje ishte që të anketuarit duhej të ishin tifozë bardheblu ose dashamirës të klubit.

Pasi u plotësuan 1050 anketa elektronike (kampion mëse i mjaftueshëm për popullsinë bardheblu – në SHBA përdorin kampionë me 1050 të anketuar për një popullsi 330 milionë), e mbylla sondazhin, duke arritur një saktësi statistikore +/-1%.

Dhe rezultati ishte: 99.1% e popullit bardheblu do që emri zyrtar i klubit të jetë “KF Tirona” – vetëm 0.9% e do “KF Tirana”.

Tani mbetet thjesht që zyrtarët ta plotësojnë këtë dëshirë pothuaj unanime të tifozerisë së klubit, e cila përbën, në fakt, arsyen e ekzistencës së tij…