Kryesore Sondazhi: Shqiptarët nuk besojnë në jetën pas vdekjes

Sondazhi: Shqiptarët nuk besojnë në jetën pas vdekjes

Shqiptarët nuk besojnë në jetën pas vdekjes. Kështu tregon anketa e World Survey, ku 60% e shqiptarëve të anketuar janë përgjigjur me jo. Kjo është shifra më e lartë në të gjithë Europën, për qytetarët që nuk besojnë se pas vdekjes ka një jetë. Pas Shqipërisë është Bullgaria, me 48% mosbesues.

Të dy vendet, janë të vetmet me përqindjen më të vogël të besimit në jetën pas vdekjes, 23% Shqipëria dhe 25% Bullgaria.

19% e shqiptarëve janë përgjigjur me “nuk e di”.

Në vendet europiane, shifrat për besimin e jetës pas vdekjes luhaten nga 40 në 50% të popullsisë. Shifra më e lartë i përket Turqisë, ku 92% e qytetarëve të pyetur besojnë se pas vdekjes ka jetë. Anketa i përket periudhës 2017-2022.

Ndërkohë, në një tjetër anketë, të vitit 2020, mbi rëndësinë e fesë në shoqëri, pothuajse 50% e shqiptarëve e cilësonin si deri diku të rëndësishme, 24.4% shumë të rëndësishme, 16% jo shumë të rëndësishme.

Vendet europiane që besojnë në jetën përtej vdekjes (teori e lidhur me fenë) janë përgjithësisht negative për rëndësinë e fesë në jetën e tyre, përpos Turqisë dhe Greqisë, ku  77% dhe 63% e të anketuarve, respektivisht, e konsiderojnë besimin fetar si shumë të rëndësishëm.