Një shumicë e ngushtë e gjermanëve mendojnë se Annegret Kramp-Karrenbauer, pasardhësja e Angela Merkel në krye të CDU-së, nuk mund të jetë e denjë edhe për kancelare.
51 përqind e të anketuarve besojnë se Kramp-Karrenbauer është jo e përshtatshme për funksionin e kancelares dhe 34 përqind besojnë se po, ajo mund ta kryejë atë – ishte ky një përfundim i një sondazhi të kryer për transmetuesin publik ZDF.
Sondazhi tregton se Kramp-Karrenbauer ka humbur përkrahjen në krahasim me anketën e fundit në shkurt. E kjo sipas analistëve, për shkak të disa deklarimeve të saj ironike në lidhje me transgjinorët. Pas tyre, Kramp-Karrenbauer akuzoi publikun si “të ashpër” dhe “që nuk ka sensin e humorit”.