Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca, duke folur nga konferenca “Sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit dhe forcimim e integritetit”, tha se “në Shqipëri po shohim rezultatet e para”.
“SPAK ka filluar të tregojë rezultate jo vetëm duke proceduar zyrtarë, por edhe sekuestruar pasurinë. Më parë, as nuk mendohej që Prokurori i Përgjithshëm të shkojë në gjykatë, por në maj ai u dënua nga gjykata. Duhet që ne të shikojmë dy gjëra të rëndësishme. Dënime dhe konfiskime të pasurisë. Duhet të ketë figura të nivelit të lartë që duhet të dënohen”, u shpreh Soreca.
“Pavarësisht përmirësimit, Shqipëria nuk ka mbërritur aty ku duhet. SPAK duhet të ndjekë korrupsionin në nivelet e larta. Shqipëria duhet të sigurojë që hetimet duhet të vijojnë për ata gjyqtarë apo prokurorë që kanë dalë si të lidhur me krimin gjatë procesit të vetting-ut”, shtoi Soreca.