Ambasadori i BE-së në Tiranë, italiani Luigi Soreca, shprehu impresionet e tij nga një vizitë fundjavore në Belsh të Elbasanit.
“I njohur si qyteti i 85 liqeneve, Belshi është thesari i fshehur që pret të zbulohet nga qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj.
Bashkimi Evropian është i pranishëm në Belsh përmes investimeve të tij në rrugët lokale dhe Këndit të BE-së në bashki, ku qytetarët, të rinjtë, fermerët dhe bizneset mund të marrin informacione për programe të ndryshme të BE-së“, shkruan Soreca, duke ia dedikuar zhvillimin e zonës, si dhe të këtij lokaliteti, edhe fondeve të dhëna nga BE.
Vitet e fundit, edhe për shkak të investimeve në kuadër të Rilinddjes Urbane, Belshi është shndërruan në lokalitetet më të vizitueshme në vend, i ndodhur në zemër të Shqipërisë, në një terren të butë e lëhtësisht të qarkullueshëm.