Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca ka bërë thirrje për të gjitha palët politike që të “angazhohen urgjentisht në dialog për të kapërcyer situatën politike aktuale”.
“Është koha që qeveria shqiptare, opozita dhe institucionet të tregojnë pjekuri dhe të angazhohen urgjentisht në dialog për të kapërcyer situatën politike aktuale. Është gjithashtu koha të ecet përpara me reformat e sundimit të ligjit. Zbatimi i #reformësnëdrejtësi vazhdon dhe është i pakthyeshëm. Fokusi tani është krijimi i #SPAK dhe rikthimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Soreca në Twitter.
“Sapo të përfundojë procesi rigoroz i rivlerësimit të kandidatëve, SPAK do t’i mundësojë Shqipërisë të rrisë më tej luftën kundër korrupsionit dhe #krimittëorganizuar, ndërsa Gjykata do të qartësojë të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje më të drejtat kushtetuese, përfshi çështjet zgjedhore. Lufta kundër #korrupsionit duhet të vazhdojë në mënyrë të përditshme”, shton Soreca.