Aktualitet Sot ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit në Turqi e Siri

Sot ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit në Turqi e Siri

Shqipëria ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në nder të viktimave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Turqi e Siri i 1 jave më parë.

Vendimi u mor 3 ditë më parë nga Qeveria Shqiptare.

Shqipëria i është bashkuar që në orët e para dhimbjes që ka shkaktuar tërmeti shkatërrimtar në Turqi, ndërsa ka dërguar edhe një numër të konsiderueshëm forcash të kërkim-shpëtimit në zonat e goditura nga tërmeti.