Shqipëria është sot në Zi Kombëtare. Qeveria vendosi në këtë mënyrë të nderojë kujtimin e nëntetares Zarife Hasanj që humbi jetën mëngjesin e 6 majit në Letoni gjatë në krye të detyrës.
Në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet 1 minutë heshtje.
Homazhet për dëshmoren e atdheut dhe më pas ceremonia shtetërore, do të zhvillohen paraditen e sotme.
Trupi i pajetë i 32-vjeçares mbërriti një ditë më parë nga Letonia.
Vijon të mbetet e rëndë gjendja e shëndetësore e major Klodian Tanushit, i cili mbeti i plagosur ndërsa rreshteri Julian Kapaj është jashtë rrezikut për jetën.