Këngëtari Ergi Dini i cili humbi jetën në një aksident tragjik me motor, sot do festonte 26-vjetorin e tij.
Motra e tij, këngëtarja Barbana Dini përmes një postimi në Instagram, ka shprehur dhimbjen e madhe që ndjen përbrenda në këtë ditë kaq të veçantë. Ajo shprehet se ia ndjen mungesën në çdo moment, sidomos sot që është ditëlindja e tij.
“Sot është dita jote e lindjes! Sa dhimbje e madhe është të kesh shumë gjëra për të thënë dhe të mos kesh mundësinë t’i thuash, sepse asnjë fjalë nuk ka më vlerë dhe nuk ndryshon asgjë… Sa dhimbje të jetosh pa ty, sa dhimbje të mos kesh prezencën tënde për t’i dhënë kuptimin që kishte jeta me ty… Sa gjëra do të doja të t’i thosha”, ka shkruar Barbana.