Starton sot edicioni i 81-të i Superligës me dy rivalet më të mëdha të sezonit të shkuar dhe finalistet e Superkupës pak ditë më parë, Kukësi-Partizani. Në letër janë këto dy skuadra ndër pretendentet kryesore edhe për trofetë e këtij sezoni duke qenë se ndryshimet janë jo shumë të mëdha tek Partizani kampion, ndrësa tek Kukësi thuajse ka ndryshuar gjithçka.
Nën drejtimin e Shpëtim Duros tashmë verilindorët do të përpiqen të bëjnë diçka më mirë se sa në finalen e Superkupës, për të mundur Partizanin në ndeshjen e parë të kampionatit.
Ndërkohë trajneri i të kuqve, italiani Franko Lerda është munduar të heq presionin nga të tijët dhe duke ngarkuar më tepër kundërshtarët.
Kukësi-Partizani do të zhvillohet në orën 19:00 në “Elbasan Arena” dhe do të jetë e vetmja ndeshje që do të luhet sot, ndërkohë që 4 çiftet e tjera. Vllaznia-Laçi, Tirana-Luftëtari, Teuta-Bylis dhe Skënderbeu-Flamurtari do të luhen ditën e shtunë.