Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë për shpërndarjen e legjislaturës aktuale, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.
93 deputetë që nënshkruan për thirrjen e kësaj seance, duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë atë që kanë nënshkruar, ndërsa pro shpërndarjes duhet të votojnë së paku 2/3 e deputetëve ose 80 vota, e cila e përcakton edhe kuorumin.
Subjektet politike kanë shprehur tashmë publikisht qëndrimin për shkuarje në zgjedhje të parakohshme, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.
Legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës, e cila karakterizohet për mungesa të shpeshta kuorumi, u konstituua më 3 gusht 2017.