SPAK ka dërguar për gjykim dosjen ndaj Gjergji Cukalit, i akuzuar për vrasje e mbetur në tentativë.
Sipas SPAK, Cukali akuzohet se ka dashur të vrasë Gjon Memën në shkurt të 2021.
Për ekzekutimin e tij, dyshohet se Cukali ka paguar dy kushërinjtë Ermond dhe Enver Jamaku.
Ata i vendosën lëndë plasëse poshtë makinës biznesmenit, Mema i cili nga shpërthimi mbeti i plagosur.
Cukali është një person i njohur për drjetësinë pasi është dënuar dhe akuzuar për disa krime.
Ai njihet ndryshe dhe si ‘i forti’ i rrugës Myslym Shyri.
Sipas hetimeve, Cukali kishte kontraktuar dy kushërinjtë kundrejt pagesës prej 40 mijë eurosh për vendosjen e tritolit në automjetin e Gjon Menës.
42-vjeçari Cukali në 2019 u arrestua si vrasës i ish-policit Arben Bilali, por u lirua nga Gjykata e Apelit me argumentin se kampioni i ADN-së nga ku u provua autorësia nuk ishte marrë konform procedurave.
Gjergj Cukali ishte një nga emrat që u skedua edhe nga OFL-ja, ndërsa në vitin 2016 u arrestua në Tiranë si pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës, por pas pak kohësh u lirua nga qelia.
Përveç dy vëllezërve në dosje janë përfshirë dhe 9 persona të tjerë si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.
Bledi Deda, Paris (Bledar) Prenga, Flor Abazi, Sokol Xhura, Akil Kulla, Algert Hysa, Arben Sufa, Bujar Jaupi dhe Petrit Shera.