Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka marrë sot vendimin për grupin e Habilajve, të arrestuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Anëtarët e këtij grupi janë kapur me një sasi mbi 4 ton kanabis sativa në Vlorë që mendohej se do të trafikohej drejt Italisë.
Gjykata për 4 anëtarët e këtij grupi ka caktuar një dënim me 37 vite burgim në total. Moisi Habilaj që njihet dhe si kreu i këtij grupi është dënuar me 10 vite burg.
Ndërkohë me 9 vite burgim janë dënuar 3 anëtarët e tjerë, Nazer Seiti, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.
Ndërkohë Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte kërkuar në total 63 vite burg për anëtarët e grupit të Habilajve.