Aktualitet SPAK kërkoi rikthimin në burg të Vangjush Dakos, Apeli e lë në...

SPAK kërkoi rikthimin në burg të Vangjush Dakos, Apeli e lë në “arrest shtëpie”

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për ndryshimin e masën së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

SPAK kishte kërkuar që Dako të kthehej në qeli.

Vangjush Dako, nën akuzë për “shpërdorim detyre” në dy raste, u nxor nga qelia, pas rreth 9 muajsh, me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Ndaj Dakos, GJKKO ka caktuar masën “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore 24 orë, pasi kanë kaluar afatet e paraburgimit.

Ish-kryebashkiaku akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, së pari në lidhje me projektin e vijës bregdetare dhe së dyti me lejimin e ndërtimit të një pallati në Durrës pa dokumentacionin e nevojshëm.