Prokuroria e Posaçme ka shpallur këtë të martë pretencën për Thoma Gëllçin.
SPAK ka kërkua 2 vite e 6 muaj burg për ish-Drejtorin e Radio Televizionit Publik Shqiptar. Nga gjykimi i shkurtuar, dënimi ulet në 1 vit e 8 muaj burg.
Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre. Ai dyshohet se ka abuzuar me një tender me vlerë rreth 87 milionë Lekë për hapjen e kanalit RTSH Agro.
Po ashtu të pandehur janë marrë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për të cilët SPAK kërkoi 12 muaj burg.