Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 5 vite burg (nga gjykimi i shkurtuar 3 vjet e 4 muaj) për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe.
Gjithashtu SPAK ka kërkuar dënimin e Flamur Peqinit po me 5 vjet (3 vjet e 4 muaj nga gjykimi i shkurtuar), ndërsa për Gentian Nushin ka kërkuar 4 vjet (2 vjet 8 muaj nga gjykimi i shkurtuar)
Fatos Tushe u arrestua bashkë me zyrtarë të tjerë të bashkisë së Lushnjës më 6 korrik, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në dy fshatra.
Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit. Ai u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë dhe aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “Arrest në burg”.