Aktualitet SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun

SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun

Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun.

Haxhiu akuzohej për “masakrën e Lushnjës”, ngjarje ku në përpjekje për eliminimin fizik të Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, u vranë 2 persona të tjerë dhe u plagosën 2 të tjerë.

Haxhiu u gjykua në mungesë në GJKKO. Ai është i arrestuar në Greqi, nga ku kundërshton ekstradimin e tij në Shqipëri.