Aktualitet SPAK kërkon dënim me burg për ish-nënkryetarin e Bashkisë Kukës, Granit Gjana

SPAK kërkon dënim me burg për ish-nënkryetarin e Bashkisë Kukës, Granit Gjana

SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për ish-nënkryetarin e Bashkisë Kukës, Granit Gjana, për “shkelje të barazisë në tendera” në dy raste.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjana përfiton ulje të dënimit në 1 vit. SPAK kërkoi konvertimin e dënimit me 2 vite shërbim prove.

Gjana akuzohet se, në cilësinë e nënkryetarit të Bashkisë Kukës, por me kompetencat e deleguara si titullar i Autoritetit Kontraktor Bashkia Kukës, ka penguar një subjekt të kualifikohet në dy procedurat e një tenderi për blerje karburanti.