Kryesore SPAK kërkon dënim me një vit burg për anëtaren e KPK

SPAK kërkon dënim me një vit burg për anëtaren e KPK

Etleda Çiftja

SPAK kërkon një vit burg me gjykim të shkurtuar, e konvertuar me shërbim prove dy vite për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja.

SPAK kërkon që Çiftja të shpallet fajtore për akuzat e refuzimit për deklarim dhe fshehje dhe falsifikim dokumentash në formën e përdorimit.

Çiftja akuzohet se falsifikoi dy kontrata, duke mashtruar një bankë dhe ILDKPI me deklarata të rreme pasurie.

Çiftja akuzohet se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, të dy parcelave tokë arë me sip. 1450 m2 dhe me sip. 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e  marrjes së një kredie.

Megjithëse prej disa muajsh në hetim, Etleda Çiftja vijon detyrën në KPK, duke dhënë vendime për gjyqtarë dhe prokurorë që dalin në Veting.