Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit ka kërkuar dënimin me 25 vite burgim për Gjergj Cukalin.
Ai akuzohet se ka porositur atentatin ndaj biznesmenit Gjon Mema më 9 shkurt 2021, në rrugën “Silvio Berluskoni” në Kamëz.
Automjetit tip BMW të biznesmenit Mena iu vendos tritol, i cili pas shpërthimit shkaktoi vetëm dëme materiale.
Për atentatin ndaj Memës në 2021 u arrestuan Gjergj Cukali, 42 vjeç i njohur si i forti i “Myslym Shyrit, si edhe dy vëllezërit, Enver Jamaku, 33 vjeç, dhe Ermond Jamaku, 24 vjeç.
Për Enver dhe Ermon Jamakun, bashkëpunëtorë të drejtësisë, nga 8 vite burg, ndërsa për Blendi Dedën, 22 vjet burg dhe për Paris Prengën 21 vite burg.