Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për dosjen “Partizani”.
Dosja me 333 fashikuj është dorëzuar pasditen e sotme në GJKKO.
Mësohet se në total janë 5 të pandehur, ndërkohë që nesër në orën 09:00 hidhet shorti për të përcaktuar gjyqtarin paraprak.
Në listë do jenë vetëm 10 gjyqtarë të Shkallës së Parë.
Ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Më 11 shtator 2024, Berisha u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, kryer në bashkëpunim”.
Kreu i PD ndodhet i izoluar në banesën e tij që prej 30 dhjetorit 2023.