Aktualitet SPAK mbyll hetimet për Lefter Allën, ish-kryebashkiaku i Bulqizës merret i pandehur

SPAK mbyll hetimet për Lefter Allën, ish-kryebashkiaku i Bulqizës merret i pandehur

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla. Dosja ndaj Allës dhe 10 personave të tjerë është dërguar në gjykatë.

Lefter Alla akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe për shpërdorim detyre. Ish-kryebashkiaku u arrestua më 16 Mars 2023 për abuzim me tenderin për ndërtimin e Ujësjellësit të Bulqizës me vlerë 3.2 miliardë Lekë.

Sipas SPAK, Alla në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, Enkeleda Lleshi dhe zyrtarët e tjerë, specialistët e prokurorimeve dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion kompania BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këta subjekte gjatë procedurës së prokurimit.