Aktualitet SPAK megaoperacion në Elbasan, arrestohen dy ish-gjyqtarë. Kontrollohen bazat e Suel Çelës

SPAK megaoperacion në Elbasan, arrestohen dy ish-gjyqtarë. Kontrollohen bazat e Suel Çelës

Foto ilustruese

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillon një megaoperacion në Elbasan.

Mësohet se janë arrestuar dy ish-gjyqtarë, Pajtime Fetahu dhe Zihani Shahu.

Ndërkohë janë kontrolluar bazat e Suel Çelës.

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Fetahu ka edhe masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për akuzën e korrupsionit. Ajo ishte mes 33 urdhër-arresteve në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” 2 ku u godit grupi kriminal i drejtuar nga vëllezërit, Franc dhe Hajdar Çopja.

Ndërkohë, megaoperacioni i fundit i SPAK ka ardhur pa zbërthimit të bisedave në SkyEcc. Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe detaje të tjera priten në vijim.