Prokuroria e Posaçme ka marrë kohë deri në 2 Tetor 2024 për hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
Ndërkohë seanca e kësaj të enjteje u shty për në 19 Korrik, në mënyrë që mbrojtja të administrojë fashikujt e hetimeve të deritanishme.
Në këtë seancë gjithashtu gjykata do të shprehet edhe për vijimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Për avokatin Genc Gjokutaj shtyrjet janë me qëllim për të zvarritur procesin.