Aktualitet SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Devollit, Eduart Duro

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Devollit, Eduart Duro

SPAK ka marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Devollit, Eduart Duro për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për dhënien e licencës së një pike karburanti, që dyshohet se ishte ndërtim pa leje.

Në lidhje me rastin, ka reaguar vetë kryebashkiaku Duro i cili ka thënë se sektori i tatim-taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti konform ligjit.

Ai ka shtuar se ka firmosur çdo gjë siç e ka kërkuar ligji dhe se nuk bëhet fjalë për shpërdorim detyre, por sipas tij, lidhet me plotësimin e detyrës në kushtet e një kryetari bashkie.