Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla pritet të bëhet pjesë e listës së Interpolit.
Policia i ka kërkuar SPAK të nisë procedurat për ta shpallur Llallën në kërkim ndërkombëtar.
Llalla nuk rezultoi në Shqipëri në kohën që u dha vendimi i Apelit, i cili konfirmoi dënimin e tij me dy vjet burg për fshehje të paligjshme të pasurive.
Llalla u shpall në kërkim në Shqipëri, pasi policia nuk e gjeti në shtëpi më 22 shtator, kur shkoi për të ekzekutuar vendimin e gjykatës.
Llalla dyshohet të jetë larguar nga Shqipëria disa javë para se gjykata e shkallës së dytë të linte në fuqi vendimin e shkallës së parë.