SPAK po verifikon informacionet e “Pandora Papers” lidhur me llogaritë offshore të 330 zyrtarëve publikë nga e gjithë bota, ku rezulton edhe një politikan shqiptar.
SPAK do vendosë nëse do të ketë një hetim lidhur me këtë çështje vetëm pasi të ketë vlerësuar dhe verifikuar të dhënat sekrete.
Rrjedhja e dokumenteve sekrete që zbuloi pasuritë e fshehura të zyrtarëve nga e gjithë bota, ishte lajm në të gjitha mediat e botës nga mbrëmja e së dielës.
Në listën e përmendur janë mbreti i Jordanisë, presidenti i Rusisë, Ukrainës, Kenias, Qipro plus ministrat e financave të Pakistanit, Holandës dhe Brazilit, të cilët dyshohet se kanë lidhje me kompanitë offshore.
Mes hartës rezulton edhe një politikan shqiptar, zyrtarë nga Serbia si dhe presidenti i Malit të Zi Gjukanoviç.
Llogaritë offshore janë përdorur për të menaxhuar në mënyrë sekrete dhe për të lëvizur shuma të mëdha parash me qëllim që të fshehin pasurinë e vërtetë të personit.