SPAK nis verifikimin e pasurive të Rezart Taçit në Shqipëri. Një vendim i tillë u mor pas hetimeve që ka ndërmarrë antimafia italiane dhe SPAK lidhur me akuzën e pastrimit të parave në kuadër të krimit të organizuar.
Në përgjimin e datës 6 tetor 2021 Taçi i thotë Francesco Zummos se paratë ja garantonte me asetet e tij dhe të mos kishte merak. Pas hapjes se llogarisë më 18 qershor në Mal të Zi e në Tiranë transaksionin e kalimit nga llogaria e Zummo tek e Tacit do ta bënte Fabio Petruzella.
Ai ka ardhur tre herë në Shqipëri pas 18 qershorit dhe kishte prokurë nga Zummo. Por banka i kishte sekuestruar paratë për llogari të SPAK dhe nuk ia ka pranuar veprimin duke e gënjyer.
Ndërkohë për llogari të SPAK policia italiane ka bërë kontrolle në Romë e Milano ku dyshohet se qëndron biznesmeni Rezart Taçi.