Prokuroria e Posaçme ka vendosur të mos nisë hetimet pas referimit të Policisë së Shtetit për 23 deputetët që dogjën karriget në oborrin e Kuvendit.
Ngjarja në fjalë u regjistrua në datë 30 shtator, ndërsa nga ana e policisë u mblodhën prova ku u vendos që kallëzimi të dërgohet në SPAK.
Por Prokuroria e Posaçme pas marrjes së këtij kallëzimi vendosi të mos nisë hetimet me argumentin se pas verifikimeve, u arrit në përfundimin që nuk ka vepër penale.
Specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të 23 deputetëve për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.