Aktualitet SPAK nxjerr urdhër-arresti për Sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë

SPAK nxjerr urdhër-arresti për Sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë

SPAK ka nxjerrë një urdhër-arresti për Sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë ka marrë ryshfet. Megjithatë, detajet nuk janë ende të ditura.

Arrestimin e saj e bëri të ditur më herët Kryeministri Edi Rama gjatë takimit falenderues në Tiranë, kur tha se “një sekretare ministrie ishte arrestuar për ryshfet dhe se kjo është e papranueshme”.