Aktualitet SPAK operacion kundër trafikut të emigrantëve, lëshohen 20 urdhërarreste

SPAK operacion kundër trafikut të emigrantëve, lëshohen 20 urdhërarreste

Një megaoperacion është duke u zhvilluar, këtë të premte, nga Prokuroria e Posaçme. Burime bëjnë me dije se operacioni i SPAK konsiston në goditjen e një grupi të përfshirë në trafik klandestinësh.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po ekzekutohen 20 urdhërarreste dhe hetuesit po ushtrojnë kontrolle në dhjetëra banesa.

Në total janë 30 urdhërarreste, 20 nga të cilat janë ekzekutuar, si edhe 6 masa sigurie “arrest në shtëpi”. Po ashtu, gjykata ka miratuar leje kontrolli për gati 50 kontrolle banesash, apo ambientesh të tjera.

Grupi kriminal ka qenë përfshirë në falsifikim të pasaportave e më pas mundësimin e udhëtimit ilegal mes tokës apo ajrit.