SPAK ka lëshuar 32 urdhër arreste në megaoperacionin e zhvilluar në orët e fundit.
Kreu i SPAK, Arben Kraja në një konferencë për mediat nënvizoi se 18 masa sigurie janë ekzekutuar.
Kraja nënvizoi se grupet kriminale vepronin në qytetet si Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe ishin të gatshme të paguanin shuma të mëdha parash për të vrarë kundërshtarët e tyre.
“8 grupe të strukturuara kriminale në Tiranë Durrës dhe Elbasan. Elbasan 4 grupe, në Durrës 1 grup dhe Tiranë 1 grup. Grupet kriminale janë të gatshëm për të kryer vepra penale me shuma të mëdha parash për vrasjen e personave që i cilësojnë si kundërshtarë”, u shpreh Kraja.
Kraja tha se karakteristikë për këto grupe kriminale është dhuna e egër e treguar kryerjen e krimeve.
“Këta grupe kriminale janë dedikuar në veprat penale në dëm të jetës dhe shëndetit si edhe në drejtim të pasurisë. Ajo që është karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga kjo veprimtari kriminale. Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri – tjetrit. Hetimi ka nxjerrë në pah se grupet kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash për vrasjen e personave të cilët ata i konsideronin si kundërshtarë. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon për një shkallë shumë të lartë organizimi dhe në këtë mënyrë edhe shkallë shumë të lartë rrezikshmërie shoqërore”, u shpreh ai.
Në total Kraja tha se janë lëshuar 32 të urdhër-arreste dhe kontrollet e banesave të 28 personave të tjerë. Puna për zbulimin e këtyre grupeve nisi pas arrestimit të Nuredin Dumanit.
Deri më tani kreu i Policisë së Shtetit, Nano tha se janë ekzekutuar, 18 urdhër arreste. Mes tyre janë emra si Nuredin Dumani, Altin Ndoci, Leonard Palushi, Erjon Alibej, etj.
“Ky operacion u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Deri tani janë ekzekutuar gjithsej 18 masa sigurie, nga këto 9 persona u kapën gjatë operacionit, ndërsa për 9 të tjerët, masat e sigurisë u ekzekutuan në disa IEVP, sepse këta shtetas janë arrestuar më parë, për vepra të ndryshme penale”, tha Nano.
Të arrestuarit: Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Ardian Uzuni, Altin Ndoci, Skerdi Tasi, Leonard Palushi, Fatos Gosa, Erion Alibej, Gentajan Sharra, Florenc Cekrezi, Elvis Koci, Ilirjan Feci, Petrit Qoli, Agron Qoli, Agron Qafa, Artan Plaka, Besjan Xhixha.