Krahët e mbrojtjes tek Interi në vitet e fundit, kanë qenë pika e dobët që skuadra zikaltër ka vuajtur më shumë.
Pas ikjes së Zanetit dhe Maikonit, Interi nuk ka gjetur dot lojtarë të besueshëm dhe që të nxjerrin skuadrën përpara. Këtë verë Spaleti nëse qëndron do të me patjetër një mbrojtës krahu të djathtë.
Përveç Danilos së Mançester Sitit, Spaleti kërkon edhe Hysajn. Sipas asaj që raporton “Fcinternews.it”, trajneri i zikaltërve është i bindur për shqiptarin, pasi Martusielo, ndihmësi i tij i jep garanci teknike.
Ky i fundit e ka njohur Hysajn te Empoli dhe i ka mbushur mendjen Spaletit, për të transferuar mbrojtësin shqiptar në Milano gjatë verës.