Kryesore Spanja, finalistja e parë e Europianit

Spanja, finalistja e parë e Europianit

Spanja ka mundur me rezultatin 2-1 Francën, duke u bërë finalistja e parë e “Euro 2024”.

“Gjelat” kaluan të parët në avantazh me Kolo Muani, që në minutën e 9 të takimit.

Por, brenda 5 minutash, Lamine Yamal dhe Dani Olmo me dy supergola përmbysën rezultatin e ndeshjes.

Në pjesën e dytë, rezultati nuk ndryshoi pavarësisht përpjekjeve të Francës, duke bërë që ekipi i De La Fuente të presë biletën për në finalen e madhe të Berlinit.

Spanja do të presë në finalen fituesin e takimit Holandë-Angli, ndërsa Franca i jep lamtumirën këtij kompeticioni.