Kërkuesit në Spanjë po kryejnë një studim të ri për të përcaktuar nëse koronavirusi mund të infektojë njerëz përmes plazheve, pishinave apo detit, në një përpjekje për të mirëpritur turistët sa më shpejt të jetë e mundur.
Studimi i ri shpreson të shikojë transmetimin e virusit vdekjeprurës përmes rërës dhe trupave të mëdhenj të ujit me shpresën se do të mundësojë që hotelet dhe vendpushimet të hapen sa më shpejt.
Instituti për Cilësinë e Turizmit Spanjoll (ICTE) po punon me shefat e qeverisë spanjolle të turizmit për të përcaktuar nëse virusi përhapet dhe si në zonat turistike.
Në një deklaratë të institutit thuhet: “Studimi do të na lejojë të kuptojmë më mirë sjelljen e virusit në ujë në pishina të mbyllura dhe të jashtme, gjithashtu dhe nëse ai mund të transmetohet përmes rërës dhe sa si reagon në ujin e detit. Pasi të jenë të disponueshëm këto informacione, protokollet do të duhet të hartohen dhe do të përfshijnë mundësinë se si mund të dezinfektohen zonat që janë okupuar nëse studimi përfundon.”
Ata shtuan: “Nëse është e nevojshme, dezinfektimi do të duhet të bëhet në atë mënyrë që nuk ndikon në zonën e eko-sistemeve.”
Presidenti i ICTE, Miguel Mirones tha gjithashtu se studimi mund të çojë në masa të reja që po miratohen kur hapja të lejohet.
Hulumtimet kanë treguar që llojet e tjera të koronavirusit, siç është SARS, mund të mbijetojnë 12 ditë në ujin e rubinetit.
Por shumica e ekspertëve pajtohen që në trupa të mëdhenj të ujit si deti dhe lumenjtë, do të ishte e vështirë të kontraktohej, sepse përqendrimi i virusit do të ishte shumë i holluar.
Ekspertët e kontrollit të sëmundjes kanë këmbëngulur që rreziku i transmetimit Covid-19 përmes ujit “pritet të jetë i ulët” dhe nuk ka prova se mund të ndodhë.
Aktualisht, CDC deklaron se nuk ka “asnjë provë” që sugjeron Covid-19 mund të përhapet në pishina të hapura ose të mbyllura, si dhe në zona me ujë për aq kohë sa ato menaxhohen dhe pastrohen siç duhet.
Gjithashtu nuk ka të ngjarë të përhapet përmes rërës, megjithëse pasojat e vizitave në plazh mund të çojnë në transmetim përmes mungesës së distancës sociale.
Qeveria spanjolle dëshiron të ketë një ide më të mirë të situatës për të ndihmuar industrinë e turizmit të rikthehet në rrugën e duhur për sezonin e verës në korrik.
Turistët vendas do të jenë të parët që do të shijojnë plazhet dhe turizmi i huaj do të varet nga numri i fluturimeve në dispozicion, por shpresohet se Britanikët mund të fillojnë të fluturojnë përsëri në Spanjë rreth Tetorit.
Studimi do të shqyrtojë gjithashtu çështje rreth distancës sociale në plazhe.