Bota Spanja njofton kur do të hapë kufijtë për turistët

Spanja njofton kur do të hapë kufijtë për turistët

Spanja do të hapë kufijtë për turistët e huaj në muajin Korrik. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri i vendit Pedro Sanchez, i cili në një konferencë për shtyp bëri me dije vendimin e ri të qeverisë. Po kështu, edhe kampionati futbollistik në vend do të rifillojë në Qershor, por stadiumet do të jenë pa tifozë.

“Nga Korriku, do të rifillojë turizmi i huaj në kushte të sigurta. Do të garantojmë që turistët të mos rrezikohen dhe gjithashtu të mos përbëjnë rrezik”, tha Sanchez.

Njoftimi i kryeministri spanjoll u bë pak pasi në qytetet kryesore të Spanjës pati protesta nga simpatizantë të partisë së ekstremit të djathtës Vox, duke kërkuar dorëheqjen e tij për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë dhe goditjes së ekonomisë për shkak të masave të ndërmarra nga qeveria. Turizmi është një sektorët kryesorë të ekonomisë së Spanjës.

Spanja ishte një vendet që u godit më shumë nga pandemia e koronavirusit. Por duke filluar nga e hëna, qeveria spanjolle ka planifikuar lehtësimin e masave në shumë sektorë.

Ndërsa të martën, kryeministri njoftoi se do të nisë një periudhë zie kombëtare 10-ditore për viktimat që humbën jetën nga koronavirusi.