Bota Spanja raporton numrin më të ulët të viktimave ditore që prej 24...

Spanja raporton numrin më të ulët të viktimave ditore që prej 24 marsit

Spanja ka raportuar edhe 605 viktima të tjera në 24 orët e fundit nga koronavirusi në vend.

Shifër më e ulët se e një dite më parë, ku ishin raportuar 683 viktima dhe gjithashtu më e ulëta që prej 24 marsit, raportojnë mediat spanjolle.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bilanci i të vdekurve nga Covid-19 ka shkuar në 15843 vetë, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara është 157022, mes tyre 55668 të shëruar.

”Shpërthimi i koronavirusit është nën kontroll nga autoritetet spanjolle”, deklaroi dje kryeministri, Pedro Sanchez duke përmendur shifrat e fundit të rasteve të infektuara.

Sanchez theksoi se gjendja e jashtëzakonshme, e vendosur që nga 15 marsi, ndihmoi në frenimin e përhapjes së virusit.