Numri i të vdekurve në 24 orë si pasojë e pandemisë së koronavirusit është rritur në Spanjë në 832, duke e çuar në 5 690 numrin e të vdekurve në vend, sipas bilancit zyrtar të njoftuar sot.
Spanja është vendi i dytë që numëron numrin më të madh të viktimave në botë nga Covid-19 pas Italisë.
Qeveria spanjolle disa ditë më parë njoftoi një plan për të mobilizuar 200 miliardë euro për t’u marrë me pasojat e krizës ekonomike të shkaktuar nga epidemia e koronavirusit.
“Ne do të mobilizojmë deri në 200 miliardë euro. 117 miliardë do të jenë plotësisht publike, pjesa tjetër do të sigurohet nga burime private. Do të jetë mobilizimi më i madh i burimeve në historinë demokratike të Spanjës. Këto janë periudha të jashtëzakonshme që kërkojnë masa të jashtëzakonshme”, tha Sanchez.
Rrugët e gjera në Madrid dhe Barcelona janë praktikisht të shkreta, si qytetet dhe fshatrat anembanë Spanjës, ndërsa motorët spërkatin rrugët me dezinfektues për të pastruar rrugët.