Spanja shënoi ditën e sotme numrin më të ulët të viktimave si pasojë e COVID-19 që prej datës 19 mars.
Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 123 viktima duke e çuar numrin total në 26,744 të vdekur.
Ndërsa numri i të infektuarve që prej ditës së diel është rritur me 373 ku gjithsej në të gjithë Spanjën numërohen 227,436 të prekur.
Aktualisht në gjendje kritike ndodhen rreth 1,650 qytetarë të cilët janë të shtruar në spitale ku shumica e tyre janë të intubuar.
Duke filluar prej ditës së sotme, ka filluar faza e parë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit. Është lejuar hapja e 50 përqind të restoranteve me hapësira të jashtme për tu ulur.
Ndërkohë është lejuar dhe grumbullimi i njerëzve deri në 10 veta. Qeveria shprehet se në të gjithë vendin po kryhen kontrolle dhe patrullime në mënyrë që e gjithë situata të jetë nën vëzhgim.