Spanja ka nisur të marrë frymë më normalisht në ditët e fundit pas muajsh izolim, kjo edhe për shkak të përmirësimit të ndjeshëm të bilancit të viktimave dhe të të infektuarve nga pandemia e koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 143 viktima nga Covid-19, shifër kjo më e ulët dhe nga ajo e 179 që ishte një ditë më parë.
Sipas autoriteteve, ky është bilanci më i mirë në Spanjën e goditur nga koronavirusi që nga mesi i muajit mars.
Deri tani në Spanjë raportohen 26, 621 viktima nga koronavirusi dhe 224, 390 të infektuar.