Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar 288 të vdekur në 24 orët e fundit në Spanjë, shifra më e ulët që prej 20 marsit, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Bilanci total ka arritur tashmë në 23 190 të vdekur në vendin më të prekur nga COVID-19 pas SHBA-së dhe Italisë, por që ka filluar të lehtësojë kufizimin duke lënë fëmijët të dalin.
Numri i të sëmurëve nga COVID-19 të shëruar ka arritur në 98 731, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë.