Pesë lojtarë të Liga dhe Segunda Division kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 pas tamponeve të kryera përpara nisjes së stërvitjeve personale. Bëhet fjalë për lojtarë të gjithë asimptomatikë dhe në fazën finale të sëmundjes, identiteti i të cilëve – specifikon La Liga në komunikatë – nuk bëhet publik konform ligjit për mbrojtjen e të dhënave. Nga informacionet gazetareske dhe pranimeve nga vetë lojtarët janë zbuluar katër emra: Renan Lodi (Atletico Madrid), Alex Remiro (Real Sociedad), Yangel Herrera (Granada) dhe Joel Robles (Betis). Këto të dhëna janë transferuar nga La Liga në Këshillin sportiv superior (CSD) dhe Ministrinë e shëndetësisë. Ideja e La Liga është që kampionati të nisë në 12 qershor kur të ketë kaluar më shumë se një muaj stërvitje, kohë e rekomanduar nga autoritet shëndetësore. Data nuk është aprovuar ende nga Ministria e Shëndetësisë, por klubet tashmë janë lajmëruar, ndërsa 19 qershori konsiderohet si datë alternative.
Sipas “Tiempo de Juego”, janë rreth 160 futbollistë imunë, që do të thotë rreth 16% mes mbi 1.000 lojtarëve mes Divizionit të Parë e të Dytë. Mes këtyre, siç e kanë pranuar vetë në rrjetet sociale, janë futbollistët e Betis Alfonso Pedraza dhe Juanmi Jimenez. Pesë lojtarët pozitivë kanë një ngarkesë minimale virale, kështu që mund të rikthehen shpejt me ekipin. Sipas protokollit të sigurisë, lojtarët e infektuar duhet të bëjnë karantinën në shtëpi, duke zhvilluar të njëjtën ngarkesë fizike që kanë bërë deri tani, duke ndjekur instruksionet e klubit, për ata që janë futbollistë.
Javier Tebas, president i La Liga u shpreh: “Ne jemi përshtatur me rrethanat dhe kemi punuar me protokollin. Pesë lojtarë pozitivë? Prisnim 25-30 pozitivë “Ishte një lajm i mirë. Të martën do të ketë teste të reja për lojtarët e infektuar,” deklaroi ai.