Spanja regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 164 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri, shifra ditore më e ulët që prej rreth shtatë javësh në këtë vend që ka filluar lehtësimin gradual të kufizimit.
Sipas shifrave të publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë, numri total i të vdekurve si pasojë e COVID-19 ka arritur tashmë në 25 264, duke e bërë Spanjën vendin e katërt në botë më të prekur pas SHBA-së, Italisë dhe Britanisë së Madhe.
Numri i të vdekurve të regjistruar gjatë 24 orëve të fundit është më i ulëti që prej 18 marsit, kur u regjistruan 107 të vdekur.