Policia e Tiranës ka goditur një rrjet prostitucioni, me organizatore një shtetase kolumbiane.
Ndërkohë, janë arrestuar edhe 6 shtetase të tjera të huaja, që kishin ardhur në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.
Gjithashtu, procedohen penalisht 4 shtetas që i kishin dhënë me qira banesat e tyre shtetaseve të huaja.
U arrestuan shtetaset Lismar Maryelis John Perez, Leidi Yaritza Anillo Bolano, Yuri Lorena Vargas Sanchez, Beisi Yusmar Rojas Ruiz, Daniela Carolina Mendoza Barboza, Margarita Grushevskaia dhe Laura Vanesa Mercado Baselga.